FOTO/ Përplasen dy automjete, plagosen tre persona në Elbasan

schedule01:35 - 16 Korrik, 2020

schedule 01:35 - 16 Korrik, 2020

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të parkut “Rinia”. Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe një vajzë.

Të përfshirë në aksident janë një mjet me targa greke dhe një me targa shqiptare. Makina që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka përplasur edhe tre makina të cilat kanë qenë të parkuara.