Përplasen dy automjete në Shëngjin, 4 persona të plagosur

schedule15:45 - 7 Korrik, 2019

schedule 15:45 - 7 Korrik, 2019

Dy automjete janë përplasur në rrugën e Shëngjinit rreth orës 15:00 të ditës së sotme duke shkaktuar plagosjen e të paktën 4 personave.

Në tentativë për të bërë një parakalim të gabuar në hyrje të një kthese, automjeti tip Mercedez që po shkonte në drejtim të Shëngjinit është përplasur me një tjetër automjet me targa të Kosovës që vinte përballe tij.

Për pasojë, dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre kanë marrë plagë nga përplasja e fortë dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës ku bëhet e ditur se i janë nënshtuar ndërhyrjeve të nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, si dhe ata të qarkullimit rrugor, të cilët ndërhynë për të normalizuar trafikun./ABC News Albania 24/7