Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”.
Dy automjete, një me targa shqiptare dhe një me targa greke janë përplasur në vendin e quajtuar “Kthesa e Pishkashit”.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të automjeteve, Endrit Rreshka dhe dy pasagjerë.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq.
Njoftimi i policisë
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr.dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al