Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (4 maj) në autostradën Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush.
Burime për Abc bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre makina.
Si pasojë kanë marrë lëndime 2 fëmijë të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ky është aksidenti i tretë i shënuar brenda ditës së sotme.
Rreth orës 16:05 një 14-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një autoveturë ndërsa lëvizte me biçikletë, në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë në Lezhë.
Ndërsa në orën 16:35, tre automjete u përplasën në hyrje të Fierit në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit.
Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 persona./abcnews.al/