Përplasen 2 makina të rruga e Rinasit, lëndohet një grua

schedule10:45 - 8 Shkurt, 2022

schedule 10:45 - 8 Shkurt, 2022

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Rinasit paraditen e sotme. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një grua, e cila është nisur drejt spitalit. Nga pamjet shihet se makinat kanë marrë dëmtime të shumta.

Ndërkaq, për shkak të aksidentit është rënduar trafiku në këtë aks. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 08.02.2022, në Bërxullë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. Sh., me mjetin me drejtuese shtetasen N. F.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja N. F., dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja M. M., të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

g.v/abcnews.al