“Përpjekjet e Perëndimit dështuan”/ Koci për titujt e mediave serbe: Serbia është rreshtuar në krah të Lindjes

schedule16:36 - 24 Maj, 2024

schedule 16:36 - 24 Maj, 2024

Analisti Melazim Koci komentoi titujt e mediave dhe gazetave serbe se “Përpjekjet e Perëndimit dështuan”, ku tha se Serbia është rreshtuar në krah të Lindjes, me Kinën e Rusinë.

I ftuar në “Balkan Update” në ABC News, ai tha se ajo që ndodhi dje në mbledhjen e OKB-së, ishte një cirk nga ana e Serbisë, ndërsa shtoi se Beogradi tregoi hapur që nuk pranon të reflektojë për gjenocidin në Srebrenicë.

“Ishte një cirk ajo që ndodhi mbrëmë. Serbia mbrëmë e tregoi hapur se nuk pranon të reflektojë për atë që ka ndodhur në Bosnjë dhe synon revizionizëm territorial dhe gjeografik. Festa që pasoi në Beograd që ishte surreale, në vend që të reflektonin, festuan me parulla që ‘Perëndimi u mposht’, ‘Serbia dëshmoi që di të luftojë për interesat e veta’. Kjo tregon se Serbia është përcaktuar për Lindjen. Përpjekjet e Perëndimit për ta kthyer dhe joshur dështuan. Përpjekjet kanë dështuar dhe Serbia ka marrë vendimin për t’u rreshtuar në krah të Lindjes. Serbia është në pritje të një fitoreje të Rusisë në Ukrainë. Mendojnë se do kenë një pozicionim më të mirë dhe nuk përjashtoj mundësinë që të kërkojnë ribërje të kufijve të Ballkanit, që ai e quan Bota Serbe, që do të preket Mali i Zi dhe veriu i Kosovës.”, tha analisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!