Përfundon stërvitja “Përpjekja e Përbashkët 2024” në Bizë/ Peleshi: Test real i planeve kombëtare në mbështetje të NATO-s

schedule10:32 - 29 Qershor, 2024

schedule 10:32 - 29 Qershor, 2024

Forcat Kombëtare kanë zhvilluar stërvitjen “Përpjekja e Përbashkët 2024” të trupave ushtarake në Bizë, si një test real të planeve kombëtare në mbështetje të NATO.

“Kjo stërvitje vuri në provë kapacitetet tona reaguese në rast të aktivizimit të Artikullit 5 të NATO-s, atë të mbrojtjes kolektive, gatishmërinë e forcave, aftësitë dislokuese, komandim-kontrollin, sigurimin e pikave të debarkimit detar dhe ajror, sigurimin e infrastrukturës kritike, si dhe zhvillimin e operacioneve mbrojtëse dhe mësymëse të trupave të deklaruara për t’u dislokuar jashtë vendit”, tha Peleshi.

Në përmbushje të angazhimeve kombëtare dhe atyre të deklaruara në NATO, vendi ynë ka ndërmarrë një sërë procesesh të rëndësishme për zhvillimin e Forcave të Armatosura, duke bashkëpunuar me  vendet e Aleancës.

“Ne jemi të vendosur për të konsoliduar dimensionin operacional dhe taktik, duke vendosur theksin te transformimi i pandërprerë i forcave dhe kapaciteteve ushtarake. Modernizimi i FA me pajisje moderne, sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore dhe kundër-tanke, të vëzhgimit dhe monitorimit të hapësirës ajrore dhe detare, krahas projekteve për përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, e bëjnë vendin tonë një aset të rëndësishëm të Aleancës, në mbështetjen e operacioneve në kuadër të shkurajimit dhe mbrojtjes kolektive”, shtoi ministri Peleshi.

Në këtë stërvitje u angazhuan rreth 2000 trupa, qindra mjete tokësore, anije të Forcës Detare, helikopterë të Forcës Ajrore, si dhe për herë të parë dronët “Bayraktar TB2”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!