Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se bisedimet për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza “po bëjnë përparim”.
Në një shenjë tjetër që një marrëveshje e mundshme po bën përparim, ai ka njoftuar një seri takimesh këtë mbrëmje, shkruan Sky News.
Ai do të mbledhë kabinetin e luftës izraelite në orën 18:00. Kjo do të pasohet nga një seancë e kabinetit të sigurisë në orën 19:00.
Më pas, Netanyahu do të mbajë një mbledhje qeveritare./abcnewsa.al