Një ditë pasi u konfirmuar fitues, Përparim Rama ka dalë sot të shëtisë nëpër rrugët e Prishtinës, me bashkëshorten.
Një ditë pas fitores, Rama ka falënderuar sërish qytetarët që dolën në votime, ekipin e tij dhe bashkëshorten.
“Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama, ndër të tjera.