KOSOVË- Përparim Rama prin bindshëm në Prishtinë. Gjithsej janë numëruar 251 kuti votimi nga 268, ndërsa Rama ka marrë 51.49 % ndërsa kandidati i VV Hajrulla Çeko 48. 51 %.
Në një komunikim për mediat, Përparim Rama falënderoi qytetarët për besimin ndërsa theksoi se “sot fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim dhe jo bllokim.
“Sonte vazhdojmë marrëveshjen e besimit do të punojmë për çdo qytetar. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim dhe jo bllokim”, tha ai
Ndërsa në Mitrovicën e Jugut kandidati i VV ka marrë 53.54 %, ndërsa Arianit Tahiri nga PDK ka marrë 46.37 %.

