Përparim Daiu është shkëputur nga trajningu prej disa vitesh. Ish-futbollisti i Partizanit, është një nga të ftuarit në emisionin Pressing në ABC News. Fillimisht ai ka analizuar renditjen e skuadrave deri më tani dhe vë në dukje disa nga gabimet e bëra.
“Katër skuadra i menduam si pretendente: Partizani kampion në faqe, Teuta me merkato të mirë, Kukësi me kontigjent me lojtarë cilësorë, si dhe Tirana me emër të madh. Menduam se do të shkëputej një prej tyre, por kanë gabuar dhe është kjo ngjeshje në renditje”, u shpreh Daiu.
“Më komod në merkato kanë qenë Partizani dhe Kukësi. E kishin boshtin. Partizanin ata lojtarë e nxirrnin kampion. Duhet të ishte më e studiuar. Vjet ata çaluan në të djathtë të mbrojtjes. Në të majtë ishte Kalari që e la. Në të dy krahët duhet të merrnin mbrojtës. Më ka bërë përshtypje Marku, i dalë nga akademia. Ta humbësh këtë element nga Akademia, është për të ardhur keq. Mala ka stonuar në atë pozicion”. / abcnews.al