Përpara Shtëpisë së Flamurit, Yuri Kim uron në shqip Ditën e Pavarësisë

schedule14:46 - 28 Nëntor, 2021

schedule 14:46 - 28 Nëntor, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar nga Vlora, Ditën e Pavarësisë. Përpara Shtëpisë së Flamurit, diplomatja amerikane thotë në shqip: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë, dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane. g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!