Gjendja shëndetësore e Yulia Skripal, që u helmua me substancë kimike bashkë me babain e saj, ish spiunin rus Sergej në Britani, është përmirësuar ndjeshëm. 33-vjeçarja ka dalë nga spitali dhe është dërguar në një vendndodhje të sigurtë.
Yulia Skriapl, vajza e ish spiunit rus Sergej, të helmuar në Britani, ka dalë nga spitali. Kjo është raportuar nga mediat ndërkombëtare, që shkruajnë se 33-vjeçarja është larguar nga spitali i qytetit Salisbury dhe është dërguar në një vend të sigurtë. “Ky nuk është përfundimi i trajtimi të saj por shënon një përmirësim domethënës”, shkruhet në një deklaratë të stafit mjekësor.
Ndërsa Sergej Skripal mbetet akoma në spital dhe “gjendja e tij po përmirësohet më ngadalë në krahasim me të bijën Yulia”. Ata u dërguan për trajtim mjekësor me 4 mars pasi u helmuan me agjent nervor të tipit “Noviçok”. Babai dhe vajza u gjetën pa ndjenja në një stol parku në qendër të qytetit britanik, Salisbury.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia qëndron pas atentatit me substancë kimike, dhe kryeministrja Theresa May nënvizon se Moska është e aftë për një sulm të tillë. Por Kremlini mohon çdo përfshirje dhe akuzon Britanikës për shpikje të një ngjarje false. Policia njoftoi se Sergej dhe Yulia Skripal ranë në kontakt me agjentin nervor në shtëpinë e tyre. Gijthashtu është bërë me dije se gjurmë më të mëdha të substancës kimike janë gjetur në dorën e banesës së tyre.
Rasti në fjalë shkaktoi një krizë të rëndë mes Rusisë dhe Perëndimit, ku mbi 20 shtete, mes tyre dhe Shqipëria, dëbuan diplomat të Moskës në shenjë solidariteti me Britaninë. Të njëjtin numër diplomatësh dëboi edhe Rusia nga territori i saj. /abcnews.al