Përmirësohen kushtet e motit, mbeten disa akse me probleme

schedule10:07 - 12 Janar, 2019

schedule 10:07 - 12 Janar, 2019

Moti gjatë kesaj te shtune paraqitet i permiresuar, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në rajonin jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir. Ndërsa në rajonin verior rruga Kukës-Bushtricë është e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Ajo Domaj-Draj-Reç gjithashtu duhet të qarkullohet me zinxhirë.

Në akset e qarkut Dibër po punohet për hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi. Ndërsa në rrugën Bulqizë-Fushë Bulqizë era e fortë, njofton ARRSH-ja, bën grumbullimin e borës në rrugë.
Aksi Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhirë.

Në rajonin qendror qarkullimi bëhet me zinxhirë në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare, Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë-Qafë Mollë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!