Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian përpara vitit 2029, në rast se vendi ynë do të përmbushë reformat e kërkuara nga shtetet anëtare.
Tashmë kjo nuk është vetëm ambicia e kryeministrit Edi Rama por edhe e komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, e cila përpara eurodeputeteve vlerësoi progresin e Tiranës zyrtare në procesin e integrimit. Ndërsa në muajin Shkurt do të jetë në Shqipëri, për të rikonfirmuar edhe mbështetjen që Bashkimi Europian ka ndaj vendit tonë.
“Shqipëria tani është kthyer në shtet pararojë në procesin e zgjerimit, krahas Malit të Zi. Bashkimi Europian mund ta përfundojë procesin e grupkapitujve me Shqipërinë në fund të vitit 2027. Ne do ti mbwshtesin por sigurisht kjo wshtw punw e vwshtirw. Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen me të drejta të plota në BE edhe përpara vitit 2029.
Unë do të shkoj në shkurt në Shqipëri dhe shpresoj që këto lëvizje që po bën dhe ky i gjithë ky përmirësim dhe vullnet që ky vend ka treguar duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, përfshirë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.”
Përvec qeverisë, anëtarësimi në Bashkimin Europian është edhe përgjegjësi e opozitës.
“Integrimi, përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës ndaj duhet konsensus kombëtar për reformat.”
Përpara eurodeputetëve, Marta Kos tha se procesi i zgjerimit mbetet i bazuar mbi merita tekse thekson se do këtë angazhimin maksimal që mosmarrëveshjet dypalëshe mes shteteve të mos pengojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë se viti 2024 shënoi mjaft arritje për Shqipërinë në fushën e integrimit pasi në harkun kohor të dy muajve zhvilloi dy konferenca ndërqeveritare.
Fillimisht në muajin tetor u celën negociatat për grupkapitullin e “Themeloreve” që përfshinin reformat kyce në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Ndërsa në dhjetor, u hap grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë./abcnews.al