Përmet/ 82-vjeçari godet për vdekje me shkop druri bashkëshorten

schedule09:20 - 17 Shtator, 2023

schedule 09:20 - 17 Shtator, 2023

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Përmet, ky dyshohet se një i moshuar ka goditur për vdekje me shkop druri bashkëshorten e tij, 80-vjeçare.

Ka qenë shërbyesja e cila e ka gjetur të moshuarën të dhunuar dhe pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 82-vjeçarin, i cili ishte proceduar edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve, 82 vjeç dhe, 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen, 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!