Përmbytjet shkatërruese/ Mijëra spanjollë dalin në rrugë, akuza politikanëve: Vrasës! Ne me baltë, ju me gjak

schedule11:00 - 10 Nëntor, 2024

schedule 11:00 - 10 Nëntor, 2024

SPANJË- Rreth 130 mijë spanjollë dolën në sheshe për të protestuar kundër menaxhimit të përmbytjeve, të cilat shkatërruan zonën dhe lanë pas mbi 200 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur.

Me thirrjet “vrasës, vrasës”, “ne me baltë, ju me gjak”, të shtunën në Valencia, qytetarët kërkuan dorëheqjen  e guvernatorit të Rajonit, Carlos Mazón, për reagim të vonuar në marrjen e masave në menaxhimin e stuhisë “Dana”, e cila më 29 tetor goditi pjesën jugperëndimore të Spanjës.

Protestuesit hodhën akuza të forta në drejtim të kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, duke e fajësuar atë si bashkëpërgjegjëse për pasojat e përmbytjeve.

Demonstrata pati edhe në qytete të tjera në rajonin e Valencias, si Alicante dhe Elche, si dhe në Madrid. Akuzat kryesore ndaj politikanëve janë mosparalajmërimi i qytetarëve për fuqinë e shirave, të cilët po vinin atë të martë fatkeqe, dhe se reaguan me vonesë në ndihmë të popullatës së prekur.

Gjatë marshimit pati konfrontime fizike mes policisë dhe qytetarëve të revoltuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!