Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çako: Jemi në emergjencë. Tre bashkitë më të prekura, Saranda, Delvina dhe Finiqi

schedule14:03 - 25 Nëntor, 2025

schedule 14:03 - 25 Nëntor, 2025

Mbrojtjes Civile, Haki Cako, paralajmëroi situatë të renduar në ditët në vijim përshkak të rikthimit të reshjeve, të cilat mbajnë aktiv rriskun e përmbytjeve në veri dhe jug.

“Mund të themi se jemi pothuajse në situatë emergjence, jo gjendje të shpallur po jemi në situatë emergjence, pasi sot, nesër dhe pasnesër parashikohet të ketë reshje të konsiderueshme, por jo në të njëjtat nivele që kanë qenë në ditët e kaluara.”

Çako tha se tre janë bashkitë me të prekura.

“Saranda, Delvina dhe Finiqi. Ka patur dëmtime të konsiderueshme në blegtari, bletari apo dhe në shpendë. Janë dëmtuar disa ura, por është dëmtuar një nga argjinaturat kryesore e cila orienton derdhjen e Bistricës në Qukës”

Në terren janë ngritur komisionet e vlerësimit të demeve ndërsa Cako kërkoi një fond shtesë prej 500 milionë lekësh për të kompesuar familjet e prekura.

 Pa i evidentuar demet, pa I konstatuar dhe pa i dokumentuar nuk mund te kompesohet askush. Kemi propozuar shtimin e nje fondi, pervec fondit te planifikuar, prej 500 milione lekesh per te kompesuar ose ardhur ne ndihme njesive t pushtetit vendor dhe qytetareve qe jane demtuar nga fatkeqesite”

Për 2026, qeveria ka vëne në dispozicion të Emergjencave Civile një fond prej 53 milione eurosh nga 36.8 që kishte këtë vit, i cili do të shërbejë për tju tju përgjigjur përmbytjeve, zjarreve apo katastrofave të tjera në natyrore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!