Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, në kuadrin e masave të marra për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.
Ai theksoi se në këtë kohë, qytetarët kanë nevojë për solidaritet dhe jo për shpifje. Ai bëri dhe një bilanc, teska u shpreh se prezenca e ujit raportohet në 1587 banesave.
E di që fjala durim mund të tingëllojnë si e tepërt. Por është e nevojshme ku ajo që po përjetojmë nuk është thjeshtë moti i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovorët, lumenjtë nuk ulen me protesta, si ato që nuk kanë lidhje me arsyen pse përmbyten shtëpitë në territore vulnerabël, retë nuk shpërndahen.
Janë reagime që ushqejnë ndarje, jo ndihmë. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë, por ndihmohen njerëz. Është një gjendje atmosferike e zgjatur që nuk prekur vendin për ndonjë arsye që lidhet me vendin tonë, ndonjë arsyet që zjenë në ato 700 tenxheret politike mediatike në vend, por ka prekur një hartë të tërë. Nga Italia, në Greqi, në Mal të Zi, Kosovë, Kroaci, ku i njëjti i ftohtë i njëjti shi, dëborë dhe të njëjta përmbytje e bllokime kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar për njerëzit.
Një masë ajri i ftohtë nga veriu është përplasur më një masë ajri të ngrohtë në Mesdhe dhe ka krijuar një vorbull atmosferike duke sjellë reshje të vazhdueshme dhe temperatura të ulëta, prandaj edhe lumenjtë rriten përsëri para se të bien, prandaj edhe toka mbetet e ngopur me ujë, prandaj edhe reshjet e shiut dhe dëborës marrin një përmasë krejt anormale. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë më të nxehtë, por stinë të çrregullta, sisteme më të ngadalta atmosferike dhe më të papritura dhe më ekstrem.
Njerëzit nuk kanë nevojë për britma, shpifje, por për solidaritet dhe bashkim forcash. Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 40 milimetra shi. Janë në rang vendi 1587 banesa me prani uji, 339 persona janë evakuuar dhe 51 familje, mbi 13 mijë hektarë tokë janë përmbytur. Sasi e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme”, tha ai.
Më tej, Rama u shpreh se: “Hidorvorët kanë qenë në funksion të plotë pa pushim duke evituar pasoja më të rënda nga reshjet e këtyre ditëve. Shkodra ka qenë praktikisht qarku më i prekur nga reshjet”


