Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet nga liqeni i Shkodrës në Vjosë, Rama: E pakrahasueshme situata me të shkuarën

schedule12:15 - 15 Janar, 2021

schedule 12:15 - 15 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat me fokusin tek menaxhimi i situatës së përmbytjeve në vend.  Të pranishëm në këtë komunikim me gazetarët janë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se përballimi i situatës ka qenë për të marrë frymë të lehtësuar, por shtoi se mbetet vend për të mësuar më shumë.

“Situata ka qen kritike nga liqeni i Shkodrës deri në Vjosë, përballimi i saj ka qenë, për të marrë frymë të lehtësuar, por një mundësi për të nxjerrë mësime të tjera. Për të parë se çfarë mund të bëjmë më mirë, për koordinimin e forcave.”

Po ashtu, Rama theksoi se mënyra e menaxhimit të situatës nuk mund të krahasohet me të shkuarën. Kjo sipas tij mbështet në shifra dhe fakte.

“E pakrahasueshme, situata me të shkuarën e sot, shifrat, faktet, dhe kjo e gjitha lidhet me punën e bërë.  Çfarë vjen nga lart nuk e kemi në dorë, por sa arrijmë poshtë e kemi ne në dorë. Në Kaskadën e Drinit problemi krijohet nga mungesa e Skavicës. ”

Rama tha se frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve do t’i vijë fundi në mandatin e tretë të qeverisë së tij, me ndërtimin e Skavicës.

“Ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm…Do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve. Ne e fituam sfidën e menaxhimit, procedurat u ndoqën me përpikëmëri..Kjo vjen edhe nga vëmendja e u kushtuar në 24 orë e ministres së Infrastrukturës dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!