Përmbytjet në Zadrimë, banorët: Grurin e jonxhën i kemi nën ujë, dëmet janë kolosale

schedule14:56 - 13 Janar, 2021

schedule 14:56 - 13 Janar, 2021

Dëmet që sollën përmbytjen në Zadrimë të Lezhës janë ende prezente. Por banorët nuk kanë kanë ende një bilanc të dëmeve në tokat bujqësore pasi të mbjellat janë ende nën ujë.

“Prodhimet bujqësore i kemi në ujë, grurin jonxhën. Dëmet janë kolosale,” thotë një banor.

“Vende vende ka pas aty tek ura e Gjadrit. Dëme në bujqësi kemi pasur,” shprehet një tjerër.

Ata nuk besojnë se do dëmshpërblehen monetarisht.

Çdo na ndihmojë shteti. Të na ndihmojnë me fara të paktën se do mbjellim prapë jonxhë

Cila mund të jetë zgjidhja e përhershme për këta banorë?

Pritat malore për të frenuar vërshimet e kanaleve dhe ndërhyrjet për të korrigjuar dobësitë e argjinaturave në lumenjtë Drin dhe Gjadër, janë dy nevojat kryesore të ndërhyrjeve në Zadrimë të Lezhës zonë e cila përballet në me përmbytje pas shirave intensivë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!