Përmbytjet në Shqipëri, Rama: Dielli është live, fotografitë jo. Xhaferraj: E nise me Ardian Klosin, po e përmbyt me Ardian Çelën

schedule15:57 - 24 Nëntor, 2022

schedule 15:57 - 24 Nëntor, 2022

 

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, janë përplasur me njëri-tjetrin në parlament pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Shkak i debatit dhe replikave është bërë një video e publikuar nga Xhaferraj i cili tregonte momentin kur Rama akuzonte qeverinë demokratike për përmbytjet në Shkodër.

Kryeministri Rama theksoi se i qëndron 100% asaj që ka deklaruar 10 vite më parë, pasi atëherë përmbytja ishte e robit dhe jo e Zotit, për shkak të keqmenaxhimit të situatës.

Sipas tij në atë kohë përmbytjet ndryshe nga sot ishin një gjë e rrallë për botën, jo vetëm për Shqipërinë.

Xhaferraj: 10 vite më parë thoshte kemi përmbytje, ka aferë, 10 vite më parë fliste për zgjidhjet, sot në interpelanca nuk foli për asnjë strukturë, asnjë analizë asnjë zgjidhje situate. Ne i shtruam kryeministrit 8 pyetje, për të cilat opozita dhe qytetarët meritojnë përgjigje. Por në vend të përgjigjeve morëm akuza për qeverinë Berisha 10 vite më parë.

Rama: Rama më nxjerr një video timen dhe më thua hajde konfrontohu. Unë e them prapë asaj që kam thënë se janë shifra të faktuara. Më kërkon shpallni emergjencën natyrore, për çfarë për 30 banesa. Cilësia e Diellit është live, fotografitë nuk janë live. 30 banesa në prezencë uji në momentin e parë, uji ka filluar të tërhiqet.

Xhaferraj: Zoti kryeministër më erdhi keq për ju, përsëri i ndodhur në siklet tek cilësia e diellit. Unë ju them si keni vjedhur ju më thoni cilësia e diellit. Nëse do ta dish për cilësinë time, jam shkolluar në një nga shkollat më të mira në Amerikë. 30 vite më parë ju kam ndjekur me shumë pasion, ishte koha kur ishe me Ardian Klosin kur thoshit nuk po i hedhim baltë Enver Hoxhës por po pastrojmë baltën që Enver Hoxha ka hedhur mbi ne. Ku është Edi Rama i 30 viteve më parë që e nisi me “Refleksione” me Ardian Klosin dhe sot po re përmbyt me Ardian Çelën. Çfarë e lidh?

PYETJET: 

Por, kryeministri duhet të vijë këtu dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve për qytetarët shqiptarë:
1. A kishte informacione dhe të dhëna qeveria shqiptare nga Departamenti i Meterologjisë, pranë Institutit të Gjeoshkencave, dhe Shërbimi Meterologjik Ushtarak, lidhur me reshjet e pritshme të datës 20 Nëntor e në vijim?
2. Nëse po, cilat ishin masat e marra nga qeveria shqiptare për të siguruar jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve tanë?

3. A u bënë shkak për përmbytjen e zonave të nën-Shkodrës hapja e portave dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Komanit dhe Vau Dejësit, sic deklaroi prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni?
4. Pse nuk u lajmëruan familjet që prekeshin nga përmbytjet si rezultat i shkarkimeve të hidrocentraleve që të merreshin masat e nevojshme, përfshirë evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë?
5. A ka qeveria shqiptare sot një inventar të plotë të shtëpive, tokave, arave me të mbjella, bagëtive, pallateve, akseve rrugore të përmbytura apo të dëmtuara nga vërshimi i ujit dhe përmbytjet?
6. A ka bërë qeveria shqiptare një vlerësim paraprak të dëmeve materiale të shkaktuara qytetarëve?
7. Ministri i Mbrojtjes, Peleshi ka përsëritur disa herë që qeveria iu ka akorduar bashkive një fond prej 10 mln dollarë për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por ndërkohë nuk thuhet nëse ky është një fond për të gjitha bashkitë apo për secilën bashki më vete. Megjithatë, nga vlerësimi paraprak i kryer nga ana juaj, a është ky fond i mjaftueshëm për përballimin e dëmeve të shkaktuara?
8, Nga të dhënat që dispononi, a pritet që situata e motit, e për rrjedhojë edhe niveli i reshjeve të përkeqësohet në ditët në vijim? Nëse po, cilat janë masat e marra nga ana juaj apo që do të merren në ditët në vijim?
9. Cilat janë projektet apo investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës?
10. A ka vlerësuar qeveria shqiptare mundësinë e transferimit të banorëve, të cilët jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet, në zona më të sigurta? Nëse po, cilat kanë gjetjet e këtij vlerësimi dhe cilat janë masat e marra?
11. A do të shpallë qeveria gjendjen e fatkeqësisë natyrore sipas kërkesës së bërë nga deputetët e PD-së, që do t’i mundësojë institucioneve mjetet dhe masat adekuate për t’iu përgjigjur situatës?

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!