Përmbytjet në Shkodër, Peleshi përplaset me Ademin: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë

schedule13:04 - 28 Janar, 2021

schedule 13:04 - 28 Janar, 2021

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi këtë të enjte ka inspektuar nga afër zonat e përmbytura në bashkinë e Shkodrës.

Gjatë vizitës së tij në Shkodër ai është shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi e cila është shprehur se qeveria duhet të pranojë që të shpallë gjendjen e emergjencës natyrore.

Kryebashkiakja dhe Peleshi janë përplasur me fjalë mes tyre pasi ky i fundit i ka kërkuar që të bashkëpunojnë dhe bashkia e të gjithë institucionet të bëjnë punën e tyre.

“Ne po mobilizojmë mjete dhe pajisje e me radhë që në fund mund ti marr dhe nga familja ime, por na duhet një akt formal për të mobilizuar shpenzime tona. Ndaj dhe shpallja e emergjencës të gjithë strukturat vijojnë vlerësimin dhe në vijim është detyrim për qeverinë që të nisë me të gjithë procedurat ligjore. Në atë kohë nga zonja Xhaçka është thënë se nga 3 mld dëm nuk na është dhënë ashtu, Ndaj është e rëndësishme që për ekonominë më të vogël në fshat ka 10 mln lekë dhe nëse do të zgjasë më shumë dëmi mund të jetë më i madh”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër ministri ka bërë thirrje banorëve që të mos ndikohen nga bashkëpunimi pasi të gjithë strukturat do të jenë në shërbim të tyre. Sipas tij është e rëndësishme që secili të bëjë detyrën që i është caktuar.

Pjesë nga debati:

Voltana Ademi: Po flas si është situata

Niko Peleshi: Ju kuptoj shumë mirë

Voltana Ademi: Unë po flas për situatën dhe për të vlerësuar atë

Niko Peleshi: Kjo nuk është një çështje se kush e ka topin

Voltana Ademi: Nuk e thashë ashtu

Niko Peleshi: Pushteti vendor s’ka nevojë për lejë për të bërë vlerësimin e dëmeve

Voltana Ademi: Ne e bëjmë gjithmonë, një gjë të tillë, kemi blerë koncentrat, por fondi i bashkisë nuk është për të blerë koncentrat

Niko Peleshi: Nëse nuk është fondi i bashkisë i mjaftueshëm, kemi fonde tona për tu mbështetur

Voltana Ademi: E keni për detyre

Niko Peleshi: E kemi detyrë të përbashkët

Voltana Ademi: Nëse nuk e dini atëherë po jua tregoj unë, po ta sqaroj tamam

Niko Peleshi: Mesazhi im është që do mbështesim familjet

Voltana Ademi: Mesazhi im është që të keni mundësi të ndihmoni sadopak këto banorë

Niko Peleshi: A e kuptoni se është e turpshme të bëjmë debate të tillë para banorëve, bashkëpunoni

Voltana Ademi: Mos e rreni popullin, mua nuk më gënjeni.

Niko Peleshi: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, nuk kam ardhur për ju por për banorët./abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!