Përmbytjet në Shkodër: 738 ha tokë nën ujë, rruga në Obot e kalueshme vetëm për mjete të mëdha

schedule09:19 - 22 Janar, 2021

schedule 09:19 - 22 Janar, 2021

Bashkia e Shkodrës në përditësimin e raportin në lidhje me  situatën e krijuar nga përmbytjet bën me dije se vijojnë të mbeten nën ujë 738  ha tokë.

Oboti dhe Këneta e Dajçit vijojnë të jenë dhe zonat më të prekura nga përmbytjet. Në Obot vijon të jetë e përmbytur 480 ha tokë bujqësore dhe 250 ha në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç).

Sipas këtij raporti rruga e Obotit është e kalueshme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.

Raporti/ Bashkia e Shkodrës: Situata nga përmbytjet:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     738  Ha

  1. Tokë e pakultivuar 198 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha
  3. Grurë 15 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.
  2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 95 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
  • Grurë 5 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

  • Tokë e pakultivuar 100 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
  • Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore per gjene e gjalle ( koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!