Përmbytjet në Pakistan, shkon në 1 136 numri i viktimave

schedule22:26 - 29 Gusht, 2022

schedule 22:26 - 29 Gusht, 2022

Ka shkuar në 1,136 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve katastrofike që kanë përfshirë Pakistanin. Dhjetëra miliona pakistanezë po luftojnë për të përballuar shirat më të këqij të musonit në tre dekada. Përmbytjet që kanë shkatërruar shtëpi kanë prekur 33 milionë njerëz.

Kombet e Bashkuara dhe qeveria pakistaneze do t’i bëjnë thirrje zyrtarisht OKB-së nesër, të martën, për një donacion prej 160 milionë dollarësh për të financuar ndihmën urgjente në Pakistan.

“Situata pritet të përkeqësohet, teksa reshjet që vazhdojnë,” tha në një konferencë shtypi Stefan Dujarric, zëdhënës i Antonio Guterres.

OKB-ja ka mobilizuar tashmë 7 milionë dollarë, kryesisht duke ridrejtuar para nga programe të tjera për të financuar nevojat më urgjente, ushqim, ujë, pajisje mjekësore, strehim, shpjegoi ai.

Dhe 3 milionë dollarë shtesë të lëshuara nga Fondi Qendror i Kombeve të Bashkuara për Reagimin ndaj Emergjencave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!