Ka shkuar në 11,300 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Libi, ndërsa pritet që numri të shkoj në 20 mijë. Gjysmëhëna e Kuqe Libiane bën me dije se kërkimet për të bllokuarit vazhdojnë, ndërsa 10.100 persona mbeten të zhdukur.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë Derna, Abdulmenam al-Haiti, tha se numri i të vdekurve mund të arrijë në 18,000 deri në 20,000, bazuar në shkallën e dëmit.
Shkalla e katastrofës ishte pjesërisht për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së dy digave kritike në lumin Wadi në jug të qytetit.
/abcnews.al