Përmbytjet në Kaliforni, Ellen DeGeneres, Oprah, Meghan dhe Harry urdhërohen të largohen nga shtëpitë e tyre

schedule11:50 - 10 Janar, 2023

schedule 11:50 - 10 Janar, 2023

Stuhitë që kanë goditur prej 10 ditësh Kaliforninë kanë bërë që autoritetet dje, të thërrasin banorët e qytetit Montecito, ku jetojnë shumë personazhe të famshëm, të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ky qytet me pamje nga deti, i vendosur një orë e gjysmë me makinë në veri të Los Anxhelosit, është shtëpia e yjeve të famshëm të Hollivudit si Jennifer Aniston, Rob Lowe, Gëyneth Paltrow dhe prezantuesja televizive Oprah Winfrey në pallate shumë milionëshe, por edhe e Princ Harryt dhe Meghan Markle.

Ditën e djeshme në këtë zonë ranë deri në 20 centimetra reshje shiu, ku toka nuk mund të thithë më vëllimin e ujit pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Përveç kësaj, pesë vjet më parë një zjarr kishte djegur pemët në kodrat përreth qytetit, me pasojë rrezikun e rrëshqitjes së dheut.

Në 2017-18 një zjarr i madh kishte djegur 1100 kilometra katrorë bimësi në kodrat rreth Montecito. Pa pemë dhe shkurre për të mbajtur ujin, shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë rrëshqitje jashtëzakonisht të rrezikshme dheu.

Dje, aktorja amerikane Ellen DeGeneres, e cila jeton në Montecito, ka postuar një video në Tëitter ku shfaqet një përrua.

“Është çmenduri”, dëgjohet të thotë ajo. “Ky përrua pranë shtëpisë sonë nuk kishte kurrë ujë.” “Ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje Nënës Natyrë sepse Nënë Natyra nuk është e kënaqur me ne”, shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!