DURRËS- Situata e përmbytjeve në Durrës po shkon drejt përmirësimit. Uji ka filluar të tërhiqet nga rrugët e qytetit.
Motopompat e emergjencave po largojnë ujin nga banesat në zonën e Ish-Kënetes, e cila ishte prekur më rëndë.
Megjithatë, në këtë zonë uji vazhdon të jetë i pranishëm në disa banesa dhe oborre, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.
Ndërkohë, janë ngritur grupet e punës për konstatimin e dëmeve dhe marrjen e masave të nevojshme./abcnews.al


