Ndërkohë që qyteti i Durrësit është zgjuar sot i përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, qytetarët janë të shqetësuar për banesat e tyre.
“Shikoje vetë situatën si është. Ka deportuar uji gjithandej brenda. Të gjitha pajisjet kanë dalë jashtë përdorimit. Kjo është hera e parë që përmbytemi”.
“Uji na ka hyrë në banesa. Unë ika te Kavalishenca. Është gjithë ujë brenda shtëpia. Kjo histori nuk është sot. Më është prishur shtëpia”, kanë thënë ata.
Ndërsa, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Elio Jani ka zbuluar për ABC News se kanë ngritur grupe për vlerësimin e dëmeve dhe pritet që situata deri pasdite të jetë më e qetë.
“Situata tani është më e qetë seç ishte mbrëmë. Bashkia Durrësit ka ngritur grupe për vlerësimin e dëmeve. Janë 10 grupe. Në total, sot që flasim janë rreth 200 shtëpia të përmbytura, 100 në njësinë Numër 6. Besoj që me këto ndërhyrje që po bëjmë tani, situata deri pasdite do të jetë më e qetë”, tha ai./abcnews.al

