Përmbytjet në Bangladesh, shkon në 52 numri i të vdekurve

schedule22:42 - 29 Gusht, 2024

schedule 22:42 - 29 Gusht, 2024

Shkon në 52 numri i viktimave nga përmbytjet në juglindje të Bangladeshit.

Përmbytjet, që nga 21 gushti, prekën 5.4 milionë njerëz në 11 rrethet lindore dhe juglindore, duke lënë 1.2 milionë familje të mbyllura, tha KM Ali Reza, sekretar shtesë i Ministrisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Ndihmës, në një konferencë për media të enjten në Dhaka.

Përmbytjet detyruan dhjetëra mijëra njerëz të linin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin. Ndërkohë, sipas zyrtarëve, janë shkatërruar gjithashtu toka bujqësore.

Ndërkohë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha të enjten se po ofronte 450,000 paund ndihmë jetike humanitare për të mbështetur më shumë se 36,000 njerëz të prekur nga përmbytjet në Bangladeshin lindor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!