Përmbytjet me mbi 1 mijë të vdekur Korenë e Veriut/ Kim Jong Un akuzon mediat koreano-jugore për përhapjen e ‘thashethemeve të rreme’

schedule08:52 - 3 Gusht, 2024

schedule 08:52 - 3 Gusht, 2024

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka akuzuar mediat koreano-jugore për përhapjen e “thashethemeve të rreme” në lidhje me përmbytjet që goditën pjesën veriore të vendit të tij, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi të enjten për përmbytje dhe shi të rrëmbyeshëm në rajonin Sinuiju, afër kufirit kinez, dhe publikuan fotografi të Kim duke inspektuar operacionet e shpëtimit nga një varkë fryrëse.

Mediat koreano-jugore më vonë raportuan se fatkeqësia mund të ketë lënë 1000 deri në 1500 të vdekur ose të zhdukur dhe se disa helikopterë të shpëtimit janë rrëzuar.

Sipas KCNA, Kim Jong Un tha se përmbytjet nuk shkaktuan viktima në Sinuiju dhe më shumë se 5,000 njerëz u shpëtuan. “Mediet e pavlera të armikut po përhapin një thashetheme të rreme,” tha ai, sipas agjencisë zyrtare, duke iu referuar një “fushate të egër shpifjeje”.

/abcnews.al