Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika të mëdha në disa qytete. Durrësi është i “paralizuar”, nga përmbytjet, por gjithashtu edhe Lezha, Kukësi dhe vende të tjera po përballem me problematika.
Ndërkohë është mbledhur edhe Komiteti i Emergjencave Civile, për koordinimin e punës në terren dhe përballimin e pasojave të reshjeve të shiut.
Ministri Pirro Vengu u shpreh se parashikohet rritje e kuotave në lumenjtë në Lezhë. Ndërsa theksoi se janë evakuuar 10 familje në Durrës e Shijak.
“Jemi në terren me forca të shtuara, mjete, pompa të gatishmërisë maksimale. Edhe në Lezhë jemi në monitorim ora orës për të parandaluar situatën që është krijuar në Gjadër. Për momentin situata konsiderohet të jetë në kontroll”, tha ai.


