Shirat e pandërprerë që kanë goditur Brazilin kanë shkaktuar përmbytjet më të mëdha në historinë e Rio Grande do Sul, një shtet në jug të vendit.
“Vazhdon të bjerë shi dhe nivelet e lumenjve vazhdojnë të rriten. Liqeni Guaiba mund të arrijë një rekord prej pesë metrash e gjysmë deri pasdite. Dhe në Porto Alegre mund të shohim përmbytje edhe më të rënda se ditët e fundit”, sipas zëvendësguvernatorit të shtetit brazilian, Gabriel Souza.
Përmbytjet prekën 21 milionë njerëz në 447 qytete. Deri më tani janë regjistruar të paktën 147 viktima dhe 619,484 persona janë zhvendosur. Souza paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e rrëshqitjeve të tokës.
Përmbytjet gjithashtu shkaktuan shembjen e urës të lumit mes komunave Caxias do Sul dhe Nova Petropolis. Janë ende 202 mijë banesa pa ujë në Rio Grande do Sul, i cili është goditur nga përmbytjet gjatë javëve të fundit.
Mungesa e ujit të rrjedhshëm ka prekur 21 bashki. Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ndërkohë shtyu udhëtimin e tij të planifikuar në Kili për të monitoruar nga afër situatën.
/abcnews.al