Përmbytjet dëmtuan 100 hektarë tokë bujqësore në Tepelenë

schedule20:38 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 20:38 - 21 Dhjetor, 2021

Dalja nga shtrati  e lumit Vjose u krijoi dëme te mëdha e financiare fermerëve në fshatrat e Tepelenës. Specialistët e bujqësisë thonë se sipërfaqja e përmbytur janë rreth 100 hektarë tokë.

Fermerët thonë se shumë kultura bujqësore janë prishur. Por kjo sipas tyre është një situatë që përsëritet çdo vit.

“Neve vit për vit nga një hektar e një hektar. Nëse ajo tokë ikën me ca do mbahen fshatrat, të kthehet lumi.”

“Moti ka rrëmbyer tokat dhe s’ka vënë dorë njeri.”

Specialisti Balil Bineri thotë se kjo situate vjen si pasoje e mos funksionimit te kanaleve kullues si dhe kolektorëve. Sa i takon verifikimit të dëmeve të shkaktuara, Bineri thotë se ende nuk është kryer një analizë përfundimtare.

Bujqësia është një nga sektorët bazë të ekonomisë për mjaft familje në qarkun e Gjirokastrës por problemet me të cilat po përballen fermerët janë të shumta, duke nisur që nga mungesa e subvencionit, mungesa e tregut por edhe sigurimi financiar i prodhimit në raste të fatkeqësive natyrore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!