Përmbytjet dëmtojnë grurin në Myzeqe, përgjysmohet prodhimi

schedule20:09 - 6 Qershor, 2018

schedule 20:09 - 6 Qershor, 2018

Përmbytjet  kanë dëmtuar edhe grurin. Sot në Myzeqe ka nisur korrja, por fermerët kanë marrë gjysmën e prodhimit që kishin parashikuar.

Fushat e mbjella me grurë po korren në Myzeqe, por kultivuesit këtë vit kanë mbetur të zhgënjyer.

Rendimenti është përgjysmuar nga moti i keq në muajt e para të mbjelljes. Fermerët nga tokat, të cilat janë përmbytur mbi katër herë këtë vit, përveçse nuk kanë marrë sasinë e pritshme, kanë edhe cilësi të dobët.

Prodhimi, i cili ishte parashikuar për përdorim buke për shumë familje, do të shitet edhe me kosto të ulët.

“Shumë shumë dobët”.

“Jashtë mase ka pasur përmbytje. Edhe sot që ne po korrim kanalet, të vish t’i shikosh, janë prapë me ujë”.

Specialistët e bujqësisë nëLushnje pohojnë se dëmi është shkaktuar nga përmbytjet.

“Nuk është një nga vitet më të mirë të grurit, pra është nën nivelin mesatar sepse dimri ka qenë me temoperatura të larta”.

Sipërfaqja e mbjellë me grurë këtë vit është rreth 12 mijë hektarë, dhe 100 autokombajna janë angazhuar për korrjen. Një pjesë e vogël e prodhimit do të përdoret nga fermerët për nevojat e bukës në familje, ndërsa pjesa tjetër do të shitet përmes pikave të grumbullimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!