Përmbytje vdekjeprurëse në Turqi, shkon në 8 numri i viktimave

schedule17:47 - 7 Shtator, 2023

schedule 17:47 - 7 Shtator, 2023

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën dje të martën veriperëndimin e Turqisë shkaktuan vdekjen e tetë personave, sipas bilancit të fundit të dhënë sot nga autoritetet.

Ekipet e shpëtimit në terren në provincën e Kirklarelit (Saranda Ekklesies), në kufi me Bullgarinë, gjetën sot trupin e një viktime, i cili ishte në kërkim prej dy ditësh.

Dy persona të tjerë vdiqën mbrëmjen e së martës në Stamboll, qyteti më i madh i vendit, ku disa rrugë u kthyen në përrua.

Viktimat e përmbytjeve në provincën Kirklareli, të cilët ishin në zonë për pushime, u gjetën në kabina me dru të ndërtuara pa leje në mes të pyllit kur shirat e rrëmbyeshëm goditën zonën.

Ndaj pronarit të një zyre turistike ka nisur një hetim dhe është lëshuar një urdhër arresti, njoftoi sot ministri turk i Drejtësisë Yilmaz Tunce.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!