Pjesa më e madhe e kryeqytetit të Filipineve është nën ujë, pasi tajfuni vdekjeprurës Gaemi shkaktoi shira të rrëmbyeshëm. Për pasojë, mijëra njerëz u bllokuan dhe deri më tani raportohen dëme të mëdha materiale. Shirat e dendur të vazhdueshëm, erërat e forta, përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Filipinet shkaktuan të paktën 13 njerëz dhe zhvendosën më shumë se 600 000 persona nga shtëpitë e tyre.
Tajfuni i njohur lokalisht si Carina nuk arriti në tokë në Filipine, por brezat e tij të fuqishëm të jashtëm sollën më shumë se 300 mm shi në rajonin e Manilës, ndaj zyrtarët shpallën “gjendje të jashtëzakonshme”.
Reshjet e dendura dhe një stuhi e rrezikshme goditën edhe Tajvanin, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur afro 300 të tjerë, sipas Qendrës së Operacioneve të Emergjencave. Stuhia pritet të zbresë në tokë edhe në provincën bregdetare Fujian të Kinës juglindore, duke sjellë erëra dhe përmbytje vdekjeprurëse.
Një studim i publikuar, vitin e kaluar, zbuloi se pjesë të qyteteve më të mëdha të Azisë mund të jenë nën ujë deri në vitin 2100 për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
/abcnews.al