Përmbytje në Guatemala, raportohet për 18 të zhdukur

schedule20:34 - 25 Shtator, 2023

schedule 20:34 - 25 Shtator, 2023

Të paktën 18 persona, duke përfshirë dhjetë fëmijë, janë zhdukur në Guatemalë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, tha sot Shërbimi i Mbrojtjes Civile dhe ushtria.

“Ujërat e rrëmbyeshëm përmbyten shtëpitë në lagjen Dios El Fiel, nën urën El Naranjo,” u tha gazetarëve Rodolfo Garcia, zëdhënësi i Conred, Agjencia Kombëtare e Koordinimit për Reagimin ndaj Fatkeqësive.

Sipas informacioneve fillestare, 18 persona rezultojnë të zhdukur dhe gjashtë shtëpi janë dëmtuar rëndë. Një zëdhënës ushtarak konfirmoi numrin e të zhdukurve dhe tha se kërkimet po vazhdojnë për t’i gjetur ata.

Në brigjet e këtij lumi janë ndërtuar qindra kasolle dhe shtëpi të varfëra, pavarësisht ndalimeve të autoriteteve. Pas shiut të madh të së dielës, shtëpitë u varrosën nën tonelata ujë, gurë, papastërti dhe rrënoja, tha një reporter i AFP që shkoi në zonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!