Përmbytje masive në Tajlandë, 6 të vdekur dhe mijëra të pastrehë

schedule09:45 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 09:45 - 27 Dhjetor, 2023

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në jug të Tajlandës që kanë prekur mijëra njerëz, duke detyruar qindra prej tyre të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 70,000 shtëpi janë prekur nga përmbytjet që filluan më 22 dhjetor në provincat Satun, Songla, Patani, Yala dhe Narathiwat, sipas autoriteteve rajonale.

Gjashtë persona, përfshirë një grua 89-vjeçare dhe një fëmijë të vogël, vdiqën në Narathiwat. Ekipet e shpëtimit e kaluan natën duke shpërndarë shishe me ujë dhe ushqim dhe duke inspektuar shtëpitë për të vlerësuar dëmet dhe për t’u siguruar që nuk kishte njerëz brenda.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Tajlandës tha se niveli i ujit kishte rënë këtë mëngjes.

Në vitin 2011, përmbytjet shkaktuan qindra viktima dhe dëmtuan miliona shtëpi në të gjithë vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!