Të paktën tre persona kanë humbur jetën deri më tani dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dherave në qytetin bregdetar të Atami, në Japoninë qendrore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 20 persona rezultojnë të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
“Për momentin ne kemi konfirmuar që 102 njerëz janë të sigurt dhe të shëndoshë, ndërsa ne vazhdojmë të verifikojmë sigurinë e 113 të tjerëve nga 215 banorët të cilët ishin me sa duket në zonën e goditur nga rrëshqitja e tokës”, tha Yuki Sugiyama, një zyrtar lokal.
Ndërkohë në fjalën e tij një natë më parë, kryetari i bashkisë së Atami, Sakae Saito, sqaroi se numri zyrtar i rreth njëzet personave të zhdukur është “një numër i bazuar në informacionin që kishte arritur në komunë në momentin që kishte ndodhur katastrofa dhe për këtë arsye i nënshtrohet rishikimit”./abcnews.al