Një shtatëvjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi një varkë që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore.
Sipas informacioneve anija mbante 16 emigrantë kur u përmbyt, ndodhej disa kilometra larg brigjeve të Dunkirk.
“Varka nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë për mediat e huaja.
Shifrat e Home Office tregojnë se më shumë se 2,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit, duke rrezikuar edhe jetën.
/abcnews.al/