Përmbytet Bazilika e “Shën Markut” në Venecia

schedule18:35 - 13 Nëntor, 2019

schedule 18:35 - 13 Nëntor, 2019

Autoritetet flasin për përmbytjen më të madhe të 50 viteve të fundit – Bazilika e Shën Markut u përmbyt për herë të 6-të në 1200 vjet.

Venecia është në gjendje të jashtëzakonshme, pas përmbytjes më të madhe që ka ndodhur në këto 50 vitet e fundit. Ujërat arritën në 1.87 metra.  Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 1966, kur ujërat arritën në lartësinë e 1.98 metra. Sipas agjencisë ANSA sot, një përmbytje e re pritet edhe në ditët në vazhdim.

Moti ishte aq i egër, sa përfshiu qytetin të martën pasdite, dhe përmbyti edhe Bazilikën e Shën Markut për herë të 6-të në 1200 vjet.

Një anëtar i këshillit kishtar tha se, nga të 6-të përmbytjet, katër kishin ndodhur vetëm në 20 vitet e fundit.

Por çfarë ndodh kur shënohet një baticë prej 155 centimetrash?

Në një rast të tillë, pjesa më e madhe e qytetit mbulohet nga uji, edhe pse disa zona me akses publik mbeten të hapura.

Kapërcimi i nivelit në një metër e gjysmë, do të krijonte një gjendje vërtet shumë e rëndë, thonë autoritetet. Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka në atë kohë u cilësua si një “event biblik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!