Një anije ushtarake në Tajlandë është fundosur, ku të paktën 31 persona rezultojnë të zhdukur. Bëhet me dije se anija është përmbysur në Bang Saphan gjatë natës. Kjo u bë e ditur nga një zëdhënës i Marinës Tajlandeze, sipas BBC.
“Ne jemi ende duke kërkuar për 31 anëtarë të ekuipazhit 106 i HTMS Sukhothai, tha Admirali Pogkrong Montradpalin.
Marina mobilizoi tre fregata dhe dy helikopterë në përpjekje për të stabilizuar situatën në bordin e anijes, e cila megjithatë kishte marrë shumë ujë dhe për këtë arsye u fundos. Autoritetet thane se kishin shpëtuar 75 anëtarë të ekuipazhit.
“Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë kërkimet,” tha një zëdhënës i marinës për BBC.
Ekipet e kërkimit punuan gjatë natës për të gjetur të mbijetuarit dhe operacioni po vazhdonte të hënën, tha marina.
“Kjo pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcës sonë, veçanërisht me një anije që është ende në përdorim aktiv,” tha zëdhënësi Admiral Pogkrong Monthardpalin për BBC.
/abcnews.al