Përmbytet anija në brigjet e Lampedusa, shpëtohen rreth 44 emigrantë

schedule08:33 - 23 Mars, 2024

schedule 08:33 - 23 Mars, 2024

Të paktën 44 emigrantë janë shpëtuar gjatë natës në brigjet e Lampedusa pasi anija me të cilin po udhëtonin është përmbytur. Anija ishte nisur nga Tunizia, ndërsa në të udhëtonin emigrantë me origjinë nga Burkina Faso, Guinea Conakry, Mali dhe Senegali.

Ndërkohë në zonën ku është përmbytur anija vazhdojnë kërkimet për të shpëtuar emigrantët.

Situata e emigrantëve të paligjshëm vazhdon të mbetet problematike, në zonën e Imbriacola ka aktualisht 1087 emigrantë.

/abcnews.al/