Përmbyten rreth 400 banesa në Sukth, banorët: Nuk është marrë asnjë masë

schedule12:54 - 26 Janar, 2021

schedule 12:54 - 26 Janar, 2021

Për shkak të përmbytjeve situata në Sukth vijon të mbetet shqetësuese. Rreth 400 banesa në Sukth janë të përmbytura.

Banorët janë shprehur se në nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga autoritetet.

Gazetari i ABC Leonidha Musaj raportoi se aktualisht situata vijon të jetë problematike për banorët e izoluar në Katundit e Ri të cilët janë edhe pa energji elektrike.

Uji arrin në rreth 70 cm dhe në këtë mënyrë ata kanë vështirësi edhe në lëvizje.

/abcnews.al/