Përmbyten banorët e Nartës, “pengojnë” ujin me batanije që mos u futet brenda

schedule15:00 - 12 Shkurt, 2021

schedule 15:00 - 12 Shkurt, 2021

Pas reshjeve të së enjtes banorët e fshatin Nartë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Uji ju ka depërtuar në shtëpitë e tyre dhe ende nuk është tërhequr. Janë përpjekur të ndalojnë futjen e ujit në banesë me batanije por s’ia kanë dalë dot.

Kjo është një nga banesat në të cilat uji ka hyrë deri në rreth 20-30 cm duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Është banesa e Filip Paços orenditë kanë pësuar dëme. Është hera e dytë që për 40 ditë banesa përmbytet ashtu si dhe 50 banesa të tjera në fshatin Nartë.

I zoti I shtëpisë na shoqëron dhe tregon dëmet.

“Është  e dyta herë gjatë natës sot u shtua në mëngjes ishte 25 cm. Dërrasa janë dëmtuar pllakat po shkërmoqën. Mobiliet morën ujin lart. S’kemi si ta largojmë ujin. Pa gjumë tërë natën.”

Edhe të tjerë banorë thonë se kjo ndodh për shkak të mbylljes së një kanali.

“Shtëpia është mbytur e heq uji djalin me pompë. Gjithë plaçka në ujë dhe bahçja është plot ujë. “

“Është ngritur mbi 40 pont nga radha e parë. E kanë mbyllur kanali e vogël që ka qenë dikur për kullimin. Ta hapin. Edhe një kanal është mbushur me llum dhe kashtë.”

Disa nga banorët prej nivelit të lartë të ujit që shkon deri 50 cm nuk dalin dot nga shtëpitë dhe ndihmohen nga kryeplaku i fshatit.

“Disa nuk dalin fare, veshim ne çizme dhe ju çojmë ushqime.”

Sipas kryeplakut janë përmbytur dhe rreth 20 shtëpi të tjera banorët e të cilave kanë emigruar. Në total në Nartë kanë prezencë uji dhe janë përmbytur rreth 80 banesa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!