Janë mbyllur takimet e orës 16:00 në Premier League dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Manchester City është ndalur nga Crystal Palace në “Etihad”, me rezultatin 2-2. Madje, të besuarit e Guardiolës barazuan vetëm në minutat e fundit me Agueron, pasi ishin shumë pranë humbjes.
Në barazim është ndalur dhe Arsenali, në sfidën kundër Sheffield United. “Topçinjtë” shënuan në pjesën e parë me Martinellin, por në minutat e fundit, Fleck barazoi për Sheffield. Wolverhampton ka triumfuar me rezultatin spektakolar 2-3 kundër Southampton.
Bednarek dhe Long shënuan për Southampton në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Wolves shënoi tre herë. Neto dhe një dopietë e Jimenez përmbysën rezultatin, duke i dhënë tri pikë “Ujqërve”. Brighton-Aston Villa dhe West Ham-Everton u mbyllën me rezultatet e barabarta, 1-1./abcnews.al