Giacomo Raspadori, sulmuesi 21-vjeçar i Sassuolo, ndëshkoi mbrëmë dy herë skuadrën e Milanit në “San Siro” dhe i dha fitoren skuadrës së tij.
I riu ndërkohë ka oferta të rëndësishme dhe Sassuolo është e hapur ta shesë. Me interesimin e Interit dhe Juventusit klubi i Serie A ka vendosur edhe çmimin për Raspadori.
Dy klubet e mëdha italiane, apo edhe klube të tjera, duhet të paguajnë 15 milion euro nëse duan shërbimet e sulmuesit të tyre, autor i 4 golave në Serie A këtë sezon. /abcnews.al