Përmbyset varka luksoze ‘Lamborghini’ në Miami, shpëtojnë mbi 30 persona

schedule15:47 - 5 Maj, 2025

schedule 15:47 - 5 Maj, 2025

Mbi 30 persona janë shpëtuar pasi një varkë luksoze u përmbys pranë ishullit Monument, në afërsi të Miami Beach, SHBA.

Sipas mediave amerikane, në bord ndodheshin influencerë, ndërsa varka përshkruhet si një “Lamborghini” në ujë për shkak të dizajnit dhe çmimit të lartë.

Roja Bregdetare e SHBA-së ndërhyri menjëherë pas njoftimit se mjeti lundrues 20 metra i gjatë kishte filluar të marrë ujë. Aksioni i forcave speciale përfundoi me shpëtimin e 32 personave.

Në operacion ndihmuan edhe mjete të tjera private që ndodheshin pranë vendngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Pjesa e mbetur iu la një kompanie të specializuar për nxjerrjen e mjeteve të përmbytura. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!