Përmbyset trageti në liqenin Viktoria, disa qindra të humbur

schedule22:30 - 20 Shtator, 2018

schedule 22:30 - 20 Shtator, 2018

Disa qindra persona konsiderohen të humbur pasi një traget u përmbys teksa lundronte në liqenin Viktoria të Tanzanisë. Një zyrtar vendas ka deklaruar paraprakisht është konfirmuar vdekja e 5 personave, ndërsa 102 të tjerë janë shpëtuar; por në mjetin lundrues ndodheshin mbi 400 vetë.

Trageti u përmbys kur ndodhej pranë bregut mes ishujve Ukora dhe Bugolora. Banorët kanë bashkuar forcat me ekipet e shpëtimit dhe po marrin pjesë në operacionet e kërkimit. Aksidentet janë të zakonshme në liqenin më të madh të Afrikës, ku mjetet lundruese nisen të tejmbushura me njerëz. Mbi 800 persona humbën jetën në vitin 1996 kur një traget u përmbys, duke shënuar tragjedinë më të rëndë detare të shekullit të kaluar./abcnews.al